E premte, 6 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Bota

Austria mbyll xhamitë

Austria mbyllë shtatë xhami dhe dëbon imamët që financohen nga vendet e huaja. Vendimi është njoftuar nga vetë kancelari Sebastian Kurz, i cili tha se masa do të shënojë vetëm fillimin e një goditjeje ndaj islamit politik dhe bashkësive islamike të financuara nga jashtë.

 

“Austria është një vend i diversitetit, ku liria fetare vlerësohet shumë, por është gjithashtu e qartë se ne jemi një shtet kushtetues ku nevojiten rregulla statutore për të organizuar bashkëjetesën tone. Shoqëritë paralele, islami politik dhe radikalizimi nuk kanë vend në vendin tonë”.

 

Reklamë

Mësohet se autoritetet po hetojnë 60 nga 260 imamë në të gjithë vendin, dhe  40 prej tyre i përkasin një organizate që financohet nga qeveria turke.

 

Këshilltari i posaçëm i presidentit turk Rexhep Tayip, Erdogan me anë të një serie postimesh në Twitter, tha se “vendimi për të mbyllur 7 xhami dhe për të dëbuar imamët, është një reflektim i valës islamofobike, raciste dhe diskriminuese.

 

Edhe Gjermania ka njoftuar se po heton disa imamë që dyshohet se financohen nga Turqia.

Vazhdo të lexosh

Reklamë