Subscribe

Kur nga vendimi i shteteve anetareve te bashkimit evropian per celjen ose jo te bisedimeve per anetaresim na ndan me pak se nje muaj, kryeministri edi rama ka ndaluar ne austri, vend i cile eshte nje prej aleateve me te forte te shqiperise ne rrugen e integrimit. Gjate nje konference te perbashket per shtyp, kancelari sebastian kurz theksoi se mbeshtet hapjen e negociatave por vuri ne dukje se ende nuk mund te thote nje date se kur kjo do te ndodhe.

 

SEBASTIAN KURZ

KANCELAR I AUSTRISE

“Ka disa shtete anetare te bashkimit europian te cilet per shkak te problemeve te brendshme e kane veshtire te marrin kete vendim, te thone po. Megjithate ka nje deshire te forte ne shqiperi qe te ece drejt rruges se reformave; Shqiperia ka bere shume ne rrugen e integrimit europian gjate viteve te fundit dhe negociatat per anetaresim jane drejt nje rruge te mire. Megjithate nuk e di se kur do te merret ky vendim, nuk mund tua them akoma por mund te them qe shqiperia eshte drejt nje rruge te mire dhe komisioni europian e ka thene kete dhe mendoj qe kjo eshte ajo qe ka rendesi.” 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

“Dua ta falënderoj pwr gadishmwrinw e tij pwr tw na ndihmuar pwr shpjegimin deri nw fund tw domosdoshmwrisw pwr tw vazhduar procesin e integrimit pwr tw celur negociatat; sepse Shqipwria e meriton, e ka marrw me mwritw rekomandimin e pakushtëzuar nga Komisioni Europian; edhe me disa vende mike qw sic e tha kancelari pwr arsyet e tyre tw brendshme janw nw pozita pak mw skeptike pwr momentin.”

Por pjese e bisedes se kancelarit dhe kryeministrit shqiptar ishte edhe problematika e emigranteve dhe mundesise qe shqiperia te behet pjese e nje korridori qe i con ata nga greqia drejt europes qendrore. Shqetësimi vjen per shkak se gjate 5 muajve te pare te vitit te kaluar ne shqiperi jane ndaluar 162 emigrante por  ne te njejten periudhe te këtij viti jane shenuar 2 311 emigrante

 

SEBASTIAN KURZ

Kontrabandistet po përpiqen qe njerezit ti marrin nga Greqia permes rruges se Shqiperise per ti cuar ne europen qendrore dhe ne duhet te luftojme kunder ketij fenomeni e kunder kesaj rruge. Duhet te shihni qe shifrat e ketyre refugjateve po rriten dhe duhet ta trajtojme kete problem tani para se shifrat te rriten sic kane qene ne 2015

EDI RAMA

“Ne jemi tw gatshwm ta bwjmw kwtw gjw por patjetër vetëm sic tregoi edhe 2015 kjo gjw nuk mund tw bwhet. Dhe ne nuk duam qw nw Shqipwri njerëzit qw vijnë tw merren nga njw kufi dhe tw hidhen nw kufirin tjetër pwr tw vazhduar rrugwn por duam qw tw trajtohen nw mwnyrw dinjitoze.”

Per te luftuar kete fenomen austria ka premtuar per shqiperine edhe mbështetje financiare

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *