E diel, 27 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Austria mban zgjedhje të jashtëzakonshme

Këtë të diele në Austri zhvillohen zgjedhje të jashtëzakonshme, pasi në muajin maj, koalicioni qeverisës u rrëzua, për shkak të publikimit të një skandali të korrupsionit.

 

Sipas sondazheve të zhvilluara në lidhje me rezultatet e këtyre zgjedhjeve pritet që Partia Popullore e ish-kancelarit, Sebastian Kurz do të dalë e para në këto zgjedhje, por do t’i duhet të bëjë koalicion me ndonjë parti tjetër.

 

Partia Socialdemokrate, Partia për Lirinë e ekstremit të djathtë, Të Gjelbrit dhe liberalët po ashtu garojnë në këto zgjedhje.

 

Vendvotimet u hapën në mbarë vendin në ora 7:00 dhe votimet pritet të përfundojnë në ora 17:00.

Vazhdo të lexosh