Një javë para se Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian të mblidhen për të vendosur fatin e negociatave për anëtaresim për Shqipërine e Maqedonine e Veriut, Austria u ka nisur një dokument te gjitha vendeve anëtare ku kërkon çeljen e bisedimeve për të dy vendet.

 

Në dokumentin e siguruar nga Vizion Plus, Austria argumenton se eshte interesi i Europes që të ketë stabilitet në Ballkanin Perendimor dhe për të arritur këtë duhet që të ketë një perspektive europiane të besueshme për këto vende.

 

 

Hapi tjeter logjik ne kete process eshte hapja e negociatave me shqiperine dhe maqedonine e veriut  sic ka rekomanduar pa asnje dyshim komisioni europian ne paketen e zgjerimit ne majin e vitit 2019.

 

 

Austria vlereson se të dy vendet e meritojne hapjen e negociatave duke theksuar se në disa aspekte ato janë para Malit të Zi e Serbisë te cilat e kane kaluar këtë moment para shume vitesh.

 

 

 

Per Shqipërine dokumenti vlerëson se në raport me 5 nivelet e vendosura nga Komisioni Europian ne vitin 2015, në fushën e parimeve themelore Shqipëria renditet e dyta ne rajon , para Malit te Zi dhe Serbisë duke vlerësuar kështu reformen në drejtësi, transmeton Vizion Plus.

 

 

Prandaj, ne terma konkrete, me progresin  e matshem te reformave, maqedonia e veriut dhe shqiperia jane tashme ne nje hap, ne mos perpara, malit te zi e serbise vende me te cilat negociatat per anetaresim po zhvillohen prej vitesh. Ne driten e ketyre fakteve nje refuzim I metejshem per te hapur negociatat e anetaresimit me keto dy vende veshtire se mund te justifikohet.

 

 

Vullnetin pro negociatave e përcolli në Tirane edhe Ministri i Jashtëm I Austrise.

 

 

ALEXANDER SCHALLENBERG

 

MINISTER PER PUNET E JASHTME, AUSTRI

 

 

Qëndrimi i Austrisë  është shumë i qartë dhe ne duam të hapet drita e gjelbër me Maqedoninë  e Veriut dhe me Shqipërinë.

 

Austria ka mbështetur gjithnjë integrimin e Shqipërisë në BE, por ende mbetet vota e vendeve skeptike; edhe Franca nuk ka folur deri më tani në lidhje me hapjen ose jo të negociatave për anëtarësim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *