E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Austria kundër taksës së vendosur nga Kosova ndaj produkteve serbe

Kancelari austriak, Sebastian Kurz është shprehur kundër vendimit për rritjen në 100 për qind të taksës për produktet serbe dhe boshnjake që importohen në Kosovë.

 

Përmes një statusi në rrjetin e tij social Twitter, ai shkruan se ndihet keq që Kosova ka imponuar tarifën 100 për qind për produktet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, transmeton lajmi.net.

 

Reklamë

Gjithashtu ai është shprehur ne duhet të prishim këto barrier.

 

“Ndihem keq që Kosova ka vendosur taksë për produktet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Gjithë bashkëpunimi rajonal duhet në Ballkanin Perëndimor duhet të mbështetet në marrëveshjen e CEFTA-s dhe marrëveshjen rajonale të tregtisë. Ne duhet të heqim barrierat në vend se të ndërtojmë të reja.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë