Austria doli në krah të Greqisë, pas tensioneve me Turqinë. Kancelari austriak, Sebastian Kurtz përsëriti se duhet që të gjithë vendet e BE të mbështesin Greqinë për të mbrojtur kufijtë e saj. Ai ishte i vendosur kur tha se nuk duhet të “ulet koka” përballë presionit turk.

 

“Për të mos përsëritur 2015, ne duhet të mbështesim Greqinë të mbrojë kufijtë e saj. Nëse dorëzohemi para presionit të Erdogan, atëherë i themi “natën e mirë” Evropës. Njerëzit po përdoren nga Erdogan si armë, si një mjet presioni ndaj BE. Kjo është diçka e pahijshme dhe duhet të dënohet me forcë. Gjëja më e rëndësishme tani është që të mbështesim Greqinë dhe Bashkimi Evropian të dërgojë një mesazh të qartë se nuk do të lejojmë që presidenti turk të na shantazhojë.”

 

Më herët, Sebastian Kurtz pati theksuar se situata aktuale nuk është një rastësi, por një sulm i vetëdijshëm i organizuar nga pala turke.

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *