Subscribe

Ministrat e Jashtëm të vendeve të BE do të vendosin këtë të martë në Luksemburg nëse Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut do t’i hapen negociatat apo ato do të shtyhen për në vjeshte.

 

Rumania si kryesuese e presidences se Bashkimit Europian mbeshtet çeljen e negociatave per Shqiperine.

 

GEORGE CAMBIA

MINISTER I JASHTEM NE DETYRE I RUMANISE

 

Duhet te vendosim per konkuzionet e raportit te komisionit per zgjerimin. Rumania ka mbeshtetur prej fillimit te presidences se Bashkimit Europian per rajonin e ballkanit perendimor per zgjerimin sepse ne besojme te procesi I zgjerimit.

 

I njëjti qëndrim vjen dhe nga Austria, ku kryediplomati theksoi se Shqipëria i ka përmbushur kriteret për negociatat.

 

ALEXANDER SCHALLENBERG

MINISTRI AUSTRIAK PER EUROPEN

 

Duam te japim nje perspective te qarte per negociatat per Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut. Do te jete nje debat i veshtire, por duam te japim nje sinjal te qarte se Maqedonia e Veriut i ka permbushur te gjitha, edhe Shqiperia i ka permbushur detyrimet.

 

Takimi pritet të zgjasë pasi do të debatohet edhe me vendes skeptike.

 

Holanda ka dalë  kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë pasi e konsideron atë si të parakohshme.

 

Qershorin e kaluar vendimi u shty pikërisht pas skepticizmit të tre vendeve, Holandës, Francës dhe Danimarkës.

 

Komisioni europian propozoi hapjen pa kushte të negociatave për Shqipërinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *