E shtunë, 7 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Austria dëbon katër diplomatë rusë

Ministria e Jashtme e Austrisë tha më 2 shkurt se ka dëbuar katër diplomatë rusë për veprime që bien ndesh me statusin e tyre diplomatik.

 

Ministria tha se diplomatët duhet të largohen nga vendi deri më 8 shkurt.

 

Reklamë

Ministria tha në një deklaratë se dy diplomatë punonin në Ambasadën ruse, ndërsa dy të tjerët ishin anëtarë të misionit rus në Kombet e Bashkuara në Vjenë, por nuk u dhanë më shumë detaje.

 

Deri tani nuk ka pasur reagim nga Moska.

 

Në prill të vitit 2022, Austria kishte dëbuar gjithashtukatër diplomatë tjerë rusë me arsyetimin e njejtë.

 

Deri tani, shumë shtete të BE-së kanë dëbuar diplomatë rusë pas dënimit ndërkombëtar të mizorive që pretendohet se forcat ruse kanë kryer ndaj civilëve ukrainas.

 

Pushtimi rus i Ukrainës ka hyrë në muajin e 12-të./rel

Vazhdo të lexosh

Reklamë