Qeveria austriake është në kaos pasi të gjithë ministrat e ekstremit të djathtë kanë dhënë dorëheqjen. Kjo lëvizje ishte e paparashikuatr pas krizës që shkaktoi videoskandali i zv.kancelarit dhe njëkohësisht kryetarit të partisë së Lirë, Heinz-Christian Strache. Ai dha dorëheqjen pasi ishte filmuar teksa ofronte kontrata qeveritare për mbesën e një oligarku rus.

 

Ndërsa kancelari Sebastian Kurz i kërkoi presidentit të shkarkojë ministrin e Brendshëm, Herbert Kickl, duk e konsideruar ate pengese per hetimin e pavarur të skandalit.

 

Partia e Lirë u kundërpërgjigj duke i tërhequr ministrat e tjerë nga qeveria dhe duke e lënë Kurzin pa ministër të Jashtëm, të Mbrojtjes, të Punës dhe të Infrastrukturës. Presidenti i Austrisë, Alexander Van Der Bellen, kërkoi që zgjedhjet e parakohshme të mbahen në shtator.

 

Kremlini e mohoi përfshirjen në skandal. “Kjo nuk ka të bëjë me Federatën Ruse, as me presidentin e saj, as me qeverinë e saj”, tha Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit Vladimir Putin.Por në vitin 2016, partia e Straches nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me partinë e Putinit, Rusia e Bashkuar.

 

Videoskandali vjen në një moment tejet kritik pasi në datat 23-26 maj do të mbahen zgjedhjet e Parlamentit Europian ku sondazhet parashikojne forsimin e partive te ekstremit te djathte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *