E hënë, 28 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Australia nën “pushtetin” e zjarrit, digjen 1.1 milionë ha tokë

Australia vijon të jetë nën pushtetin e zjarreve, ku deri më tani janë shkrumbuar qindra hektarë tokë pyjore.

 

Reklamë

Sipas mediave ndërkombëare bëhet me dije se deri më tani janë djegur deri në 1,1 milionë hektarë. Ndërkohë rreth 150 vatra masive zjarri janë ende aktive në rajonet e Nju-Sauth-Uellsit dhe Kuinslendit në lindje.

 

Të paktën 50 banesa u shkatërruan ose morën dëme të martën nga flakët që vijojnë prej një jave. Fatmirësisht nga vatrat e zjarrit nuk është shënuar asnjë viktimë.

 

Ndërsa për Organizatën Botërore të Meteorologjisë, nxitës kryesor i fenomenit mbetet ngrohja globale.

 

Përhapja e zjarreve në Australi është ndihmuar nga faktorë si mungesa e lagështisë, nxehtësia dhe shpejtësia apo drejtimi i erës.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë