E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Australia miraton ligjin që parandalon riatdhesimin e ekstremistëve

Stock HD video clip footage of a close up of the Australian flag - Filmed at 200fps Super slow motion

Parlamenti i Australisë, kërë rë enjte ka miratuar ligjin që i jep mundësi qeverisë të parandalojë për dy vite, kthimin në vend të ekstremistëve të dyshuar.

 

Ndërkohë pritet që ligji të hyjë në fuqi pas rreth dy javësh. Ministri i Brendshëm i Australisë, Peter Dutton, tha se riatdhesimet do të shqyrtoheshin rast për rast, veçanërisht aty ku përfshihen fëmijët e vegjël.

 

Reklamë

Organizatat humanitare vlerësojnë se të paktën 50 gra dhe fëmijë australianë janë bllokuar në kampet e refugjatëve, pas humbjes së territorit të grupit ekstremist, të ashtuquajtur, Shtetit Islamik në Lindjen e Mesme.

 

Sipas ligjit, çdo shtetas i dyshuar për ekstremizëm do të ndalohet përkohësisht të kthehet në Australi derisa të merren masat mbrojtëse përmes të ashtuquajturës “leje kthimi”, duke vendosur kushte për hyrjen dhe qëndrimin e personit në Australi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë