E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Australia e pret Vitin e Ri 2022 me spektakël fishekzjarresh

Viti I ri 2022 ka mbërritur tashmë në disa vende te botes.

 

Ne Australi, ndërsa ora shënonte 00.00, një panoramë magjike zbardhi qiellin e Sidneit.

 

Reklamë

Edhe pse ditët e fundit Australia ka qenë në masa të rrepta për të parandaluar përhapjen e Koronaviusi, ishte vetw kryeministri i vendit ai që i beri thirrje qytetarëve të dalin dhe të shijojnë spektaklin nga afër.

 

Me herët ishte Zelanda e Re që priti vitin e ri.

 

Spektakli i ngjyrave mbizotëroi për disa minuta për të sjellë atmosferën që karakterizon ndërrimin e viteve. Por Shfaqja tradicionale dhe e shumëpritur e fishekzjarrëve u anulua për të parandaluar përndarjen e Covid-19.

 

Shumë vende të botës kanë anuluar hedhjen e fishekzjarrëve, apo dhe festimet në sheshe.

 

Athina, Roma, Berlini, Londra, Parisi, Dubai e Chicago nuk do të zhvillojnë aktivitetet për të shmangur grumbullimet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë