80% e të gjithë australianëve të moshës 16 vjecc e lart, tashmë janë plotësisht të vaksinuar.

 

Kryeministri Scot Morison deklaroi se kjo ka qenë një përpjekje masive kombëtare dhe bëri thirrjë që të vazhdojë fushata e imunizimit me qëllim që vendi të vazhdojë të rihapet në mënyrë të sigurt. 36 milionë doza vaksinash kundër Covid-19 janë administruar në mbarë vendin.

 

Australia ka lehtësuar masat e saj të ashpra të karantinës javët e fundit. Sydney, qyteti më i madh i vendit, i dha fund një bllokimi pothuajse katër-mujor në tetor.

 

Vendi lehtësoi kufizimet e udhëtimit ndërkombëtar të hënën pasi mbajti kufirin të mbyllur për gati 600 ditë. Ndërsa kufiri midis shteteve australiane të Victoria dhe Neë South Ëales u rihap të premten.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *