Subscribe

Kryetarja e partisë së ekstremit të djathtë të Australisë, One Nation, Pauline Hanson, e cila njihet si një ndër kundërshtarët ekstreme për vendosjen e burkës, ka tronditur Senatin, pasi është shfaqur e veshur me veshjen islame.

 

Ajo i bëri thirrje qeverisë që ta ndalojë vendosjen e burkës, që mbulon të gjithë fytyrën në publik, pasi kjo është një çështje e rëndësishme me të cilën ballafaqohet Australia moderne.

 

Por veprimi i saj ka shkaktuar zemërim.

 

Kryetari i qeverisë në Senat e njëkohësisht Prokurori i Përgjithshëm, George Brandis dënoi këtë akt të zonjës Hanson dhe e paralajmëroi që të mos ofendonte asnjë grup fetar.

 

Në një fjalim emocional, ai tha se veprimet e Hanson rrezikojnë të armiqësojnë rreth 500,000 besimtarëve myslimanë në Australi.

 

Vendosja e burkës do të debatohet gjatë në Senatin Australian, pasi ekstremi i djathtë po përgatitet të paraqesë një mocion për ndalimin e burkës në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *