E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Aurela Hoxha dhe Roza Lati përballen…

Prej disa ditësh tashmë, moderatorja Roza Lati dhe modelja Aurela Hoxha janë përfshirë në një konflikt virtual. Pasi Roza tha në një intervistë se Aurela Hoxha ka disa pjesë të trupit të bëra me operacion, kjo e fundit ia ktheu se ajo e ndan qiranë me të dashurin dhe të tjera aludime si këto. Pas debatit, i cili ka qenë në qendër të mediave, Roza dhe Aurela kanë pasur përballjen e tyre të parë publike.

 

 

Të ftuara mbrëmjen e djeshme në ditëlindjen e tretë të “Who”, ato kanë qenë të ulur në tavolina ngjitur me njëra-tjetrën edhe pse të kthyera me shpinë. Vajzat duket se e kanë injoruar tërësisht njëra-tjetrën dhe janë munduar të shijojnë muzikën në shoqërinë e miqve respektivë.

Reklamë

 

 

Rastësia ka dashur që ato jo vetëm të shiheshin, por të qëndronin pranë edhe pse nuk kanë shkëmbyer mes tyre as fjalë, as shikime. Roza ka qenë e shoqëruar nga mamaja e saj Rita Lati, Valbona Mema e miq të tjerë, ndërsa Aurela ka qenë  me Dorina Gegiçin dhe modele të tjera.

Vazhdo të lexosh

Reklamë