E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Audrey Glover takon Ramën, diskutohen gjetjet e misionit të ODIHR për zgjedhjet

Me mbylljen e zgjedhjeve lokale, kryevëzhguesja e misionit të Odihr, Audrey Glover, takimin e parë e zhvilloi me kryesocialistin Rama.

 

Në selinë e partisë fituese të vendoreve të majit, Glover qëndroi për rreth 40 minuta. Në fokus të bisedës ishte procesi elektoral, si dhe problematikat që u vunë re nga vëzhguesit.

 

Reklamë

Ky takim i paraprin publikimit të raportit final të Odihr mbi zgjedhjet vendore.

 

Në gjetjet paraprake, misioni ngriti si shqetësim përdorimin e administratës shtetërore, intimidimin e votuesve, apo transparencën e pamjaftueshme në financimin e fushatave elektorale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë