Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili përmes një statusi në rrjetin social Facebook kërkon ndjekje penale për kryeministrin Rama. Sipas tij Rama gënjeu për audiopërgjimin.

 

“Sot u bë publik në media se audiopergjimi i vëllait të ministrit të brendëshëm nuk është pranuar të verifikohet e ekspertohet nga Italia dhe po kërkohet në Angli që t’i bëhet një derman.”

 

Sipas Vasilit, kryeministri ka mashtruar në mënyrë ordinere me 16 maj , kur u shpreh se kishte bërë vete një hetim në lidhje me vëllain e ministrit të Brendshëm dhe se ai kishte dalë i pastër. Ai e quan këtë veprim të Ramës mashtim të opinionit, deformim të hetimit dhe imponim të rezultateve të tij.

 

“Unë kam kërkuar nga një agjenci e specializuar ndërkombëtare për ekspertizën e këtij   incizimi, Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore mua ajo pergjigje me mjafton, per tju thene juve se jemi por para nje akti mashtrimi te opinionit publik me nje material jo autentik”.

 

Gjithashtu ai ka komentuar dhe faktin se çfarë e pengon kryeprokuroren Arta Marku, të nisë një hetim ndaj Kryeministrit.

 

“A hap dot hetim Arta Marku para nje faji penal te tille te madh sa një mal? Ha ha ha po si mund ta bëjë kryeprokurorja këtë? Mbetet që kryeministri po të dojë mund të hetojë kryeprokuroren e kundërta nuk mund të ndodhë kuuuurrë. Sa gjynah kryeprokurorja e shkretë….. Shqiptarët janë shumë të qartë që kane një kryeministër halabak dhe një hiç kryeprokurore.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *