Subscribe

Për herë të parë, kamera e “Vizion Plus” u fut brenda Spitalit Infektiv për të parë nga afër atë se çfarë ndodh me pacientët e infektuar me koronavirus.

Gazetarja Alba Xhani raportoi se aty stafi mjekësor zbaton rregulla rigoroze për të shmangur infektimin me COVID-19.

Mjekët dhe infermierët janë gjatë gjithë kohës në gatishmëri për të dhënë trajtimin e nevojshëm për pacientët.

Ata punojnë me tre turne dhe koordinohen me njëri-tjetrin edhe për pacientët që nuk janë të shtruar tek COVID 1.

Të sëmurët nga ana tjetër, sipas gazetares Alba Xhani, kanë përjetuar pak nga të gjitha.

Ata herë ndihen në ankth, herë plot shpresë e herë lotojnë nga malli për familjarët e tyre.

Më të afërmit për ta tani janë mjekët dhe infermierët, që punojnë pa pushim për t’i mbajtur në jetë dhe për t’i shëruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *