E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Atmosferë festive në rrethe, besimtarët i bashkohen meshave tradicionale

Mesha e shenjtë e lindjes se Krishtit në Lezhe u mbajt në katedralen e Shën Nikollës. Arqipeshkvi i dioqezës së Lezhës imzot Otavio Vittale  kërkoi nga te rinjtë te mos emigrojnë pasi braktisja e vendit nuk është zgjidhje.

 

Katedralja e “Shën Nikolles” në Lezhe u mbush nga besimtarët te shumte që u bene pjese e ritualeve te festës.

 

Reklamë

Qindra besimtare te krishtere iu bashkuan ceremonive fetare edhe ne kishën ortodokse në Vlorë.

 

Besimtaret ndoqën meshën e mbajtur nga At Kostandin Prifti. Besimtarët u shpërndanë duke ndarë  me njeri- tjetrin mesazhet dhe urimet për shumë paqe e dashuri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë