Subscribe

Me tufa lulesh ne duar dhe dhurata nxënësit iu drejtuan shkollave qe ne mëngjes per te festuar 7 marsin me mësuesit e tyre.

 

Kjo eshte nje nga klasat e shkollës “Misto Mame” ne kryeqytet e cila i ka bere nje surprize mësueses. Ndërkohe qe nuk kane munguar edhe dhuratat.

 

Mësuesja Anila Tabaku, e cila ka 16 vite qe e ushtron kete profesion thote se emocionet janë gjithmonë te pranishme kur nxënësit i shprehin mirënjohjen per përkushtimin e treguar ndaj tyre.

 

7 marsi eshte dita kur mësuesit ndihen te vlerësuar. Ata qe kane përvoje te gjate ne mësimdhënie mbajnë akoma kontaktet me nxënësit e dikurshëm dhe marrin urimet prej tyre.

 

Drejtoresha e shkollës nuk harron te uroje edhe mësuesit qe nder vite kane dhëne kontribut ne ketë shkolle.

 

Dita e mësuesit eshte festuar ne te gjithë vendin, por duket se atmosfera e festes eshte ndjere me shume ne institucionet arsimore te kryeqytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *