Këtë të mërkurë, e gjithë vëmendja e Shqipërisë dhe jo vetëm është tek atletja Luiza Gega, e cila do të konkurojë për herë të parë në histori në finalen e madhe të Lojwrave Olimpike. Një arritje e jashtëzakonshme për Shqipërinë, e cila asnjëherë nuk kishte marrë pjesë në një garë të tillë, duke regjistruar një rekord pozitiv për sportisten, por edhe vetë atletikën kuqezi.

 

Në prag të ndeshjes, atletja Gega tha se objektivi kryesor është arritur, por ajo nuk do të ndalet për t’i shkuar deri në fund misionit.

 

“5 vite më parë dhe pikërisht në olimpiadën time të parë (Rio 2016) kam qenë duke qarë, sepse isha e dëmtuar në tendinë dhe nuk mund të vrapoja. Por ja ku jam sot, pas 5 vitesh, duke realizuar ëndrrën time si finaliste olimpike dhe duke vrapuar me vajzat më të shpejta të botës. Se di si do të ishte jeta ime pa këtë adrenaline”,  shkruan Gega në postimin e saj.

 

Shtatshkurja e mbylli gjysmëfinalen e garës së 3000 metra me kohën 9 minuta e 23 sekonda e 85 të qindta, duke bërë kështu krenar një komb të tëre. Një performancë e jashtëzakonshmen për sportisten kuqezi, pasi nga 16 atletët që u kualifikuan në finale u rendit e 11-ta, duke lënë pas 5 atletet, ndërkohë 10 sportistët që bënë një paraqitje më të mirë se ajo,4 prej tyre ndodhen më poshtë në renditje sa i përket klafisikimit botëror të atletikës.

 

Vështirësia do të jetë maksimale, mirëpo për atleten kuqezi asgjë nuk është e pamunudur. Finalja e madhe e 3000 metrave me pengesa do të mbahet këtë të mërkurë në orën 13:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *