E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Atletiko triumfon ndaj Monakos, Galatasarai dorëzohet në Rusi

Atletico Madrid mori nje fitore të lehte 2 me 0 në duelin kundër Monaco në sfidën e grupit A të Champions League.

 

Përballja e transmetuar në Tring u zhbllokua shumë shpejt pas një autogoli të Badiashile ndërsa goli i dytë i shënuar nga Grizman erdhi pas një kombinimi fantastik me Correa. Në fund Monaco pati mundësi të shënonte golin e nderit por Falcao gaboi një penallti.

 

Me këtë fitorë Atletico Madrid siguroi matematikisht kualifikimin. Ndërkohë në duelin e grupit D, Lokomotiv Moske mundi me të njëjtin rezultat 2 me 0 në fushën e vet Galatasarayn falë golave të Krychoviak dhe Ignatiev. Moskovitet morën pikët e para dhe mbajnë gjallë shpresat për vendin e tretë që të con në Uefa Europa League.

Vazhdo të lexosh

Reklamë