Atletiko e Madridit mundi Deportivo La Korunjen ne javën e 30 te La Liges duke mbajtur distancën prej 4 pikesh me Realin e vendit te trete ne renditjen e përgjithshme. 1-0 ne vanda Metropolitan per skuadrën e Diego Siemones me ketë te fundit qe fitoi edhe nje beteje personale ndaj trajnerit kundërshtar Klarenc Seedorf. Skuadra e holandezit e dëshpëruar per pike, pasi ndodhet ne vendin e parafundit ne klasifikim i beri balle vendasve deri ne minutën e 34, kur akordoi penallti pas nje ndërhyrje te Pedro Moskuera ne dem te Saul Niguez.

 

Nga pika e bardhe ishte francezi Kevin Gameiro i cili kaloi ne avantazh skuadrën e tij. 5 minuta me vone Deportivo kishte mundësinë e barazimit, por Moskuera nuk arriti te çonte topin ne portën e boshatisur. Me fillimin e pjesës se dyte me mire Los Colchoneros, duke krijuar raste me Saul Niguez, Diego Costa dhe Lucas Hernandez. Rasti i fundit i takoi Bakalit per miqtë, por pa arritur te shënonin golin e barazimit. Javën e ardhshme Atletiko sfidon Realin ne derbin madrilen.

 

Fitore e rëndësishme e Lion ne javën e 31 te kampionatit francez. 2-0 përballe Tuluze ndërsa tashme jane ne kuotën e 60 pikëve, dy me pak se Marseja e vendit te trete qe përkthehet ndryshe nje vend ne Champions League sezonin e ardhshëm.

 

Golat per te zotet e shtëpisë u shënuan nga Memfis Depay. Holandezi shënoi dopieten qe ne pjesën e pare. Fillimisht zhbllokoi shifrat ne minutën e 23, ndërsa 2  minuta nga fundi i pjesës se pare dyfishoi rezultatin nga pika e bardhe e penalltisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *