E kishte raportuar El Pais, tanimë e konfirmon dhe AS, Antoine Griezmann do të qëndrojë sërish te Atletico Madrid.

Sipas raportimeve të këtyre dy gazetave spanjolle, francezi po shqyrton mundësinë për të pranuar ripërtëritjen e kontratës, ripërtëritje që thuhet se i është ofruar tashmë nga skuadra e Los Rojiblancos. AS shkroi të hënën se vëllai i Antoine Griezmann ka nisur bisedimet me klubin për një kontratë të re. 26-vjecari ka mbetur një nga objektivët e merkatos sidomos për Manchester United, skuadër të cilën ai ka zbuluar se e simpatizon prej kohësh.

 

Por packa deklaratave të tij, ai ka theksuar gjithmonë se nuk mendon largimin nga Vincente Calderon. Gjatë fundjavës, shtypi spekuloi shumë duke thënë madje se Griezmann mund të kalonte edhe te Reali i Madridit, me Los Blancos madje të cilët thuheshin se po bëheshin gati për një ofertë për të. Por vetë francezi ka reaguar keqazi duke thënë se e gjithë kjo tymnajë do marë fund shpejtë pasi ai e kishte vetë në dorë për të treguar se e gjitha ishte një gënjeshtër e madhe. E gjitha duket se është e vërtetë.

 

AS shkroi të hënën se Griezmann ka vullnet për të qëndruar te Atletico dhe klubi nga ana tjetër është i gatshëm ta paguajë shtrenjtë. 10 milionë euro pagë me kontratën e re që thuhet se e kapërcen vitin 2021. Nga ana tjetër sikurse raporton AS, në këtë pikë parashikohet edhe një klauzolë më e fortë për prishjen e saj, rreth dyfishi nga ajo prej 100 milionësh që është aktualisht. E pra tanimë topin duket se ka Griezmann për të treguar vërtetë atë cka ka thënë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *