Liverpool ështe jashtë Uefa Champions League.

 

Kampionet në fuqi te Europës u eleminuan nga Atletico Madrid ne nje ndeshje dramatike të zhvilluar ne Anfild Roud ku gjithcka ështe zgjidhur pas 120 minutave lojë. Këtë herë tifozet e mrekullueshem anglez dhe dominimi absolut në 90 minutat e rregullta nuk i mjaftoi skuadrës se Klop për të shkuar më tej. Holandezi Vajnaldum kaloi në avantazh djajtë e kuq në pjesen e pare.

 

Më pas në të dytën ishte e gjitha një beteje mes Liverpool dhe portierit mik Oblak, fituar nga ky i fundit. Duke qënë se ndeshja e parë kishte përfunduar 1 me 0 për madrilenet. Në shtese, anglezet shenuan shume shpejt golin e dytë me Firminon që do ti conte në cerekfinale.

 

Mirëpo pak minuta më vone nje gabim i portierit rezerve Adrian i dha mundësi skuadrës se Simeones qe të shkurtonte diferencat e golave me anë të Jorentes, e jo vetem kaq. I njejti lojtar i dha fund shpresave të Liverpool me golin e barazimit shënuar nga distanca.

 

Goli i fitores 3 me 2 per Atletico madrid u realizua ne minutën  e120 nga Morata që coi në delir Simeonen dhe të gjithe madrilenet në Anfilld Roud.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *