Subscribe

Uefa Champions League vazhdon sonte ne mbrëmje me sfidën e dyte gjysmëfinale. Ne “Vicente Calderon” përballen Atletiko Madrid me Bajernin e Mynihut, dy teknike Simeone dhe Guardiola, dy shkolla te ndryshme. Madrilenet kane fituar respektin e te gjithëve pas nxjerrjes jashtë nga skena te kampioneve ne fuqi te Europes Barcelonës, duke nxjerre ne pah vetitë te tyre me te mira mbrojtje bunker, shpirt grupi dhe sakrifice dhe vetëbesim deri ne ekstrem. Nje skuadër qe po rivalizon ne mënyrën me te mire edhe dy superfuqitë e Spanjës ne kampionat. Ne kampin kundërshtar Bajern mbetet favoriti numër nje per fitimin e Champions këtë sezon. Nje skuadër shume e forte, e cila ka arritur te përqafoje idetë e trajnerit spanjoll dhe e afte te përshtatet me çfarë do kundërshtari, duke triumfuar ne fund. Për këtë arsye Guardiola është optimist se do te kaloje edhe kete kundërshtar, pasi sipas tij, puna te Bajern, nuk do te jete e kompletuar nëse nuk fitohet UEFA Champions League. I vetëdijshëm është edhe Diego Simeone, i cili pret një ndeshje mjaft te vështire kundër nje kundërshtari me një potencial ofensiv te jashtëzakonshëm kundër nje trajneri qe ndryshon skeme nga loje ne loje. Rikthimi i madh për Bajernin e ka emrin Zherom Boateng, por tekniku spanjoll qe e cilëson nje nga mbrojtësit me te mire ne bote, ka bere te ditur se do te vendose ne momentet e fundit nëse do ta aktivizoje ne këtë ndeshje qe nga minuta e pare. Edhe ne kete sfide, mungesat per bavarezet janë Badstuber dhe Roben. Ne kampin kundërshtar mungesës se gjate te Tiago i shtohet edhe mbrojtësi Godin ndërsa ne dyshim është belgu Karasko. Takimi i dyte gjysmëfinal i UEFA Champions League, do te transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht ne platformën Tring dhe Vizion Plus ne orën 20-45.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *