Fale nje goli te te zakonshmit Griezman, Atletiko e Madridit arriti te rrëmbente tre pike ne Granada ne javën e 27 te kampionatit spanjoll, duke çimentuar vendin e katërt ne renditjen e përgjithshme. 0-1 ne stadiumin “Nuevo Los Carmenos” ne nje ndeshje shume me te vështirë nga sa ishte parashikuar për te ashtuquajturit “Los Colchoneros”. Skuadra e Diego Simeones hasi ne rezistencën e vendasve, duke arritur te zhbllokonte rezultatin vetëm ne fundin e takimit.

 

Përpara golit te vetëm te ndeshjes, te zotet e shtëpisë zhvilluan nje ndeshje mjaft te mire, duke u shfaqur shpesh here mjaft rrezikshëm drejt portës se mbrojtur nga slloveni Oblak. Rasti me i mire i takoi Ramos ne minutën e 55, por pa arritur te shfrytëzonte mundësinë e arte. Atëherë kur dukej se sfida do te përfundonte ne rezultatin e bardhe pa gola, ne minutën e 84 pas një pasimi te Koke, ishte francezi Griezman, i cili i pa markuar çoi topin drejt rrjetës, duke shënuar golin e 13 sezonal me fanellën e Atletikos. Ne fundin e takimit, Granada me nje lojtar me pak pas daljes me te kuqe te Wakaso, ndërkohë qe ky rezultat e mban ne tre poziticonet e fundit ne renditje qe përkthehet ndryshe rënie nga kategoria.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *