Nje granate dore shpërtheu mëngjesin e kësaj te enjteje jashtë Ambasadës Franceze ne kryeqytetin grek Athine. Si pasoje e sulmit mbeti i plagosur lehte ne këmbe polici, qe ruante selinë diplomatike. Policia sqaroi se dy persona te paidentifikuar qe udhëtonin me nje motoçiklete, hodhën granatën prane Ambasadës, e cila ndodhet disa metra larg ndërtesës se parlamentit dhe u larguan. Forca te shuma policore dhe te antiterrorist rrethuan zonën, por pa mundur te ndalojnë autoret e kesaj ngjarjeje. Ne qendër te Athinës, u gjet edhe motoçikleta e braktisur. Hetimet vazhdojnë per te zbuluar se perse shënjestra ishte Ambasada Franceze dhe cili grup qëndron pas këtij akti, por dyshimet jane se ai mund te jete vepër e grupeve anarkiste. Kjo ngjarje ndodh ndërsa Athina behet gati te prese javën e ardhshme presidentin ne detyre te SHBA, Barack Obama dhe masat e sigurisë ne vend janë shtuar. Mësohet se per mbarëvajtjen e vizitës jane angazhuar 3000 police greke dhe agjente te shërbimeve  amerikane te sigurisë. Organizatat e krahut te majte kane paralajmëruar mbajtjen e protestave gjate vizitës se tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *