Subscribe

Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Eleni Surani u thirr serish në ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Diplomatja u pyet për ngjarjet e ndodhura së fundmi në Greqi duke nisur nga alarmi për bombë pranë Ambasadës tonë në Athinë, djegia e bizneseve shqiptarë si dhe djegia e flamurit kombëtar. Incidente këto qe vijnë vetëm pak ditë nga vrasja e 35-vjeçarit Kostandinos Kaçifa në Bularat.

 

Ambasadores iu kërkua distancimi dhe në të njëjtën kohë, marrja e masave të nevojshme për të garantuar jetën dhe pronën e shtetasve shqiptarë që jetojnë në vendin fqinj.

 

Nga ana tjetër, Greqia kërkon zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes së 35-vjeçarit Kostandinos Kaçifa. Zëvendës ministri i Jashtëm i Greqisë duke folur për mediat tha se ka biseduar me shefin e diplomacisë shqiptare Ditmir Bushatin, për praninë e përfaqësisë greke në ekspertizën mjeko-ligjore, për te bindur se nuk ka asgjë të fshehtë.

 

“Ambasadorja jonë në Shqipëri ka kërkuar që të ketë përfaqësi greke në ekspertizën mjeko-ligjore, për të treguar që nuk ka gjë të fshehtë. Dhe unë personalisht, sepse i japim një rëndësi të veçantë çështjes, bisedova në telefon me Ministrin e Jashtëm z. Bushati, duke i transmetuar atij përparësitë tona dhe nevojën për të pasur bashkëpunim duke respektuar drejtësinë e pavarur nga të dyja palët. Në nivelin e policisë, është bërë që nga dita vdekjes, komunikim ndërmjet drejtuesve të policisë me qëllim që të ketë oficer grek të policisë dhe të jetë i pranishëm në hetime dhe të informohet.”

 

Lidhur me hetimin paralel ne Greqi zëvendës ministër Katrugalos përmend nenin 7 të Kodit Penal I cili lejon kryerjen e veprimeve për një krim kundrejt një qytetari grek.

 

“Ekziston neni 7 i kodit penal i cili lejon gjykim paralel kur kemi krim kundrejt një qytetari grek. Hetimi filloi nga prokuroria e Janinës, i cili tashmë u transferua për arsye kompetencash në prokurorinë e shkallës së parë të Athinës.”

 

Megjithatë numri dy i diplomacisë greke thekson se nuk duhet krijuar një klimë negative për minoritetin , dhe se duhen ruajtur marrëdhëniet mes dy vendeve.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *