Greqia ka ashpërsuar qëndrimin e saj në lidhje me çështjen e Fredi Belerit.

 

Ministri grek i punëve dhe çështjeve sociale ka deklaruar se mungesa e ftesës ndaj Ramës në takimin e liderëve të Ballkanit, mbrëmjen e kësaj të hëne, është mesazh i qartë ndaj Tiranës zyrtare.

 

ANDONIS GEORGIADIS

MINISTER I PUNËVE DHE ÇËSHTJEVE SOCIALE

 

 “E konsideroj shumë të rëndësishme që Rama nuk është ftuar. Vendimi i Kyriakos Mitsotakis për të ftuar të gjithë të tjerët, përveç kryeministrit të Shqipërisë, mendoj se tregon që çështja e Fredi Beleris nuk kalon aspak e pakundërshtuar nga qeveria greke”

 

Ai paralajmëroi gjithashtu Shqipërinë me pengesa në integrimin europian dhe përfitimin e fondeve nga BE nëse Fredi Beleri nuk betohet si kryetar I bashkisë se Himarës.

 

“Shqipërisë i duhet unanimiteti për të marrë para nga Europa. Greqia tashmë ka deklaruar se po bllokon gjithçka. Tirana do t’i harrojë paratë nga Evropa nëse Fredi Beleris nuk betohet si kryetar i Bashkisë së Himarës. Do ta paguajnë shumë shtrenjtë nëse vazhdojnë të shkelin të drejtat e grekëve të Vorio Epirit”

 

Ministri grek i punës bëri të ditur edhe se Greqia nuk do të mirëpresë as vendosjen e një kryetari tjetër e as zgjedhje të reja në bashkinë jugore të vendit.

 

Sipas tij kjo do të ndikonte në përkeqësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve për një afat të pacaktuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *