Athina zyrtare dëbon nga Greqia dy diplomate ruse dhe shpall non grata dy persona të tjerë. Njëri nga të dëbuarit është zyrtari i ambasadës ruse Viktor Giakovlef.

 

Burime diplomatike bene të ditur se masat e marra nga Athina janë një përgjigje ndaj veprimeve të paligjshme brenda territorit grek të diplomateve rusë.

 

Ata dyshohet se kane ndërhyre në punët e brendshme të Greqisë, veçanërisht në zgjidhjen e çështjes së emrit me Maqedoninë.

 

Athina i referohet përpjekjeve të diplomateve për të marre informacione përmes ryshfeteve ndaj zyrtarëve publikë. Sipas këtyre burimeve, dëbimi ka lidhje me  situatën e sigurisë në rajon dhe implikimin e diplomateve ne tema me ndjeshmëri të larte për interesat kombëtare të Greqisë në Ballkan.

 

Burimet nënvizojnë se rusët kanë synuar stimuj financiarë edhe për të pasur influence në malin e shenjtë Athos.

 

Por sipas mediave ruse reagimi i Moskës ka qenë i menjëhershëm. Ministria e Jashtme Ruse ka bere të ditur se do të përgjigjet ndaj Athinës me të njëjtën mënyrë.

 

Ndërsa qeveria greke sqaroi se nuk dëshiron të mos tensionoje situatën me Rusinë.

 

“Greqia ka treguar në politikën e saj se dëshiron marrëdhënie të mira me të gjitha shtetet, por që të gjitha shtetet duhet të respektojnë të drejtën ndërkombëtare. Qeveria greke insiston se nuk është e mundur të pranohen sjelljet që nuk tregojnë respekt për shtetin grek. Qeveria ka vlerësuar se ka pasur sjellje të tilla dhe prandaj do të merren masat e nevojshme”.

 

Greqia ishte një nga shtetet e pakta anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian qe nuk dëboi diplomatët rusë në përgjigje të helmimit te agjentit Sergei Skripal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *