Subscribe

Gjykata e Durresit ka lene ne burg 34-vjecarin Arlen Hasanaj, personin e arrestuar nën akuzën se ka patur gisht në vendosjen e lendes shpërthyese ne porten e baneses se shtetasit Armand Duka.

 

Ne seancën per vlerësimin e mases se sigurise gjykata me perfaqesues nga gjyqtaren Shpëtime Pitaku ka pranuar kerkesen e prokurores Edina Kurti qe 34 vjecari Hasanaj te mbetet ne qeli deri në përfundimin e  hetimeve.

 

Avokati Ilia Ilia tha se nuk ka asnje prove për akuzat ndaj klientit të tij, nderkohe qe ai ka shpjeguar me detaje itinerarin qe ka ndjekur Arlen Hasanaj gjate mbremjes nga autostrada Tiranë-Durrës deri ne banesen e tij.

 

Sipas avokatit, prokuroria nuk ka sjelle as prova plotesuese qe te garantoje kauzen.

 

Edhe biznesi qe ka I akuzuari “Euroshop”, nuk ka asnje marredhenie tregtare me kompania Aiba, prone e vellezerve Duka. Tashme pala mbrojtëse po merr në konsideratë apelimin e vendimit të gjykates se Durresit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *