E mërkurë, 23 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Atentati për paratë e Rinasit? Orlando Paplekaj dyshohet se kishte dijeni për grabitjen

Zgjerohen hetimet e policisë së Durrësit në lidhje me atentatin me armë zjarri në Shijak ndaj ish-efektivit Orlando Paplekaj.

 

Një nga pistat kryesore sipas policisë mbetet ajo që lidhet me vjedhjen e parave të Rinasit në prill të vitit 2019. Sipas burimeve, shënjestra mund të ketë informacion në lidhje me këtë ngjarje.

 

Reklamë

Hetimet janë përqendruar këtu për shkak të lidhjeve familjare që vëllai i 31-vjeçarit kishte me vëllezërit Haxhia, të cilët u vranë në vitin 2020 në Durrës. Vëllai i Paplekës është kunati i Besmir dhe Viktor Haxhiajt.

 

Por nga ana tjetër, 31-vjeçari deklaroi se nuk ka konflikte me persona të tjerë dhe nuk ka dijeni për këto ngjarje. Edhe deklarata e tij ishte kontradiktore. Fillimisht ai tha se u qëllua kur ishte i ndaluar dhe më pas tha se në momentin kur autorët shtinë ndaj tij, ishte në lëvizje. Ai gjithashtu ka pretenduar se objektiv i atentatit mund të ketë qenë tjetër person tjetër.

 

Policia dyshon se autorët e sulmit kanë qenë dy persona.

Më shumë video

Reklamë