Subscribe

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve pranë vendit ku ndodhi atentatit me eksploziv që tronditi dje qytetin e Vlorës, e ku mbeti i plagosur rëndë shënjestra, 34-vjeçari Endrit Sadedini.

 

Rreth 15 minutave para se të ndodhte shpërthimi, kamerat kanë fiksuar një person me kapuç në kokë, teksa ka kaluar aty pranë dhe ka hedhur një pako duke e mbuluar me letër që te mos binte në sy. Më pas, ai shihet duke u larguar i qetë në në këmbë, ndërkohë qe Sadedini ka dalë nga garazhi dhe kur ka kaluar afër, lënda plasëse ka shpërthyer.

 

Sasia me eksploziv ka qenë me telekomandë dhe e lidhur me një celular. Personi që ka kryer atentatin dyshohet se e ka ruajtur momentin kur Endrit Sadedini po futej në garazh për të shpërthyer tritolin.

 

Policia po punon për gjetjen e autorit, ndërsa ka marrë në pyetje 6 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *