E diel, 4 Tetor 2026 Udhëtimet Mahnitëse deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Kartonat e Mengjesit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Atentati në Shkozet/ Ndërron jetë në spital shoferi i prokurorit Arjan Ndoja

Andi Maloku, shoferi i prokurorit Arjan Ndoja që u plagos në atentatin e pak ditëve më parë ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës pasditen e kësaj të enjtje.

 

Reklamë

Maloku gjatë atentatit mori tre plumba, një në shtyllën kurrizore dhe dy në mushkri. Plumba që rezultuan fatal për shoferin e prokurorit.

 

Gjatë momentit të atentatit, Maloku ishte duke drejtuar makinën. Si pasojë e plagëve të marra ai u transportua me urgjencë në spitalin e Traumës për mjekim të specializuar.

 

Por burime per Vizion Plus, bejne me dije se gjendja e Malokut u perkeqesua akoma me shume gjate dites se sotme si pasoje e nje tromboze ne mushkri, e cila rezultoi fatale per shoferin e prokurorit Ndoja.

Vazhdo të lexosh

Reklamë