Subscribe

Mariglen Haka ka dëshmuar për policinë pas atentatit që iu bë ditën e mërkurë ne hyrje të fshatit Nikël, në Krujë.

 

Haka iu ka treguar oficerëve që po hetojnë këtë ngjarje, se përmes pasqyrës së mjetit kishte vënë re një makinë që po e ndiqte, por nuk e ka vlerësuar situatën, se mund të goditej befasisht me qëllim eleminimin e tij.

 

“…Sapo kam hyrë në rrugën e Niklës, aty kam ndaluar një moment pasi më ka folur dhe jam përshëndetur me djalin e xhaxhait tim…teksa kam qëndruar, nga makina që kisha nga pas dhe që e kisha vënë re disa herë përmes pasqyrës, është qëlluar me armë drejt meje në një distancë të vogël…”-mësohet ti ketë thënë hetuesve Marklen Haka.

 

Në proces-verbalin e administrimit të provave, grupi i hetimit ka vlerësuar se drejt Hakës, është qëlluar plot 17 herë, kjo duke ju referuar dhe numrit të gëzhojave të sekuestruara në vendgjarje.

 

Nga Policia e Lezhës deri në këtë fazë të hetimit besohet se kanë qënë me pagesë dhe ka shumë gjasa që ngjarja të lidhet me hasmëritë dhe ndasitë mes grupimeve kriminale në këtë zonë.

 

Ndërsa autorët në këtë atentat kanë përdorur një automjet të tipit “Audi A7”, silueta e të cilit është kapur nga disa kamera të bizneseve të zonës, që ndodhen mes Tapizës dhe Niklës.

 

“Audi A7” është afruar paralel me makinën e Marklen Hakës, dhe njëri nga personat ka nxjerë armën nga xhami i makinës dhe ka qëlluar. Nga plumbat makina ka marë dëmtime të shumta, madje disa prej tyre kanë depërtuar dhe në ambjentet e një lokali aty pranë.

 

Pas largimit të autorëve, Marklen Haka, është ndihmuar nga djali i xhaxhait të tij, duke u larguar me makinën tip “Golf” drejt Niklës dhe qëndruar në oborrin e shtëpisë së Flamur Çangut, vëllait të Nazmi Çangut. Kur ka shkuar policia dhe ka kryer kontroll, në makinë nuk janë gjendur sende apo lëndë të paligjshme.

 

Me një mjet të dytë, Haka është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *