Entjan Nikulaj është viktima nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të shtune, në hyrjen e qytetit të Lezhës. Ai është djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt. Ky i fundit u vra disa muaj më parë në biznesin e tij në Shëngjin.

 

Policia njofton se Entjan Nikulaj është qëlluar me armë zjarri teksa lëvizte me automjetin e tij, në vendin e  quajtur “Ura e trenit”. Ai është dërguar në spitalin e Lezhës, në gjendje të rëndë shëndetësore, por nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra.

 

Ndërkohë, policia po vijon intensivisht kontrollin ezonës, teksa rrethanat e atentatit janë ende të paqarta. Uniformat blu kanë sekuestruar kamerat në zonën e atentatit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *