Subscribe

Ekspertët e kriminalistikës janë rikthyer sërish mëngjesin e kësaj të diele në vendin e atentatit ndaj  Entian Nikulajt, në hyrje të qytetit të Lezhës ku janë gjetur gëzhojat e automatikut. Ndaj 40-vjeçarit, është qëlluar 25 herë në vendin e quajtur “Ura e Trenit”.

 

Fillimisht, Entian Nikulaj apo siç njihej edhe me emrin Eno Nikulaj u transportua në gjendje të rëndë në spitalin e Lezhës, por nuk mundi ti mbijetonte dot plagëve të shkaktuara nga plumbat.

 

Menjëherë pasi kanë kryer krimin autorët janë larguar me një automjet tip BMË ngjyrë gri, me targa të vjedhura më 29 nëntor në Tiranë. Në orët e para të së dielës makina  është gjetur e djegur tek “Ura e Tubit” në Rinas.

 

Uniformat blu të Lezhës kanë sekuestruar kamerat e disa bizneseve pranë vendit të krimit, bashkë me ato në kryqëzimin e Shëngjinit

 

Besohet se autorët që kanë marrë pjesë në atentat kanë qenë dy, ndërsa është konfirmuar se janë shoqëruar për tu marrë në pyetje disa persona që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen.

 

Dyshohet se motivet e vrasjes ndaj Entian Nikulajt lidhen hasmërinë. Kjo pasi pak muaj më parë po në një atentat mafioz është vrarë edhe djali i xhaxhait të tij, biznesmeni Ardian Nikulaj. Ky i fundit u qëllua në prill të këtij viti në mes të lokalit të tij nga një vrasës me pagesë portugez, i cili është paguar nga një anëtar i fisit me të cilin ishte në hasmëri. Për këtë arsye hetimet janë përqendruar në hasmërinë 27-vjeçare mes dy familjeve e cila ka nisur në fshatin Balldre të Lezhës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *