Autorët e të shtënave, që i morën jetën Entjan Nikulajt, janë larguar me automjet tip “BMË” ngjyrë gri, pas kryerjes së atentatit. Mësohet se automjeti i përdorur rezulton me targa të vjedhura, të denoncuara si të tilla disa ditë më parë, më 29 nëntor, në Tiranë.

 

Policia ka sekuestruar kamerat në zonë dhe po punon për të rënë në gjurmët e autorëve. Këta të fundit qëlluan për vdekje Entjan Nikulajn, në hyrje të Lezhësm në në vendin e  quajtur “Ura e trenit”. Ai është dërguar në spitalin e Lezhës, në gjendje të rëndë shëndetësore, por nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra.

 

Viktima është djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt. Ky i fundit u vra disa muaj më parë në biznesin e tij në Shëngjin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *