Subscribe

Vijojnë hetimet e policisë për zbardhjen e vrasjes së Can Kariçit, ngjarje e ndodhur para pak ditësh në zonën e Institutit në Kamëz.

 

30-vjeçari mësohet se ka qenë në një lokal me disa shokë të tij dhe një vajzë, përpara se që qëllohej me breshëri automatiku.

 

Gjithashtu mësohet se i riu, pasi ka komunikuar me mesazhe me një tjetër vajzë që kishte lënë takim, është ngritur nga lokali dhe është futur në mjetin e tij me targa të huaja. Menjëherë sapo është futur në makine, është qëlluar nga autorët nga një mjet tjetër.

 

Pikërisht dyshohet se autorët e kanë vëzhguar viktimën, duke shënuar të gjitha lëvizjet e tij.

 

Kariçi është qëlluar duke u plagosur rëndë. Ai ka ecur rreth 100 metra nga vendi ku është qëlluar dhe më pas ka ndërruar jetë brenda në makinë.

 

Policia ka shoqëruar vajzën, e cila kishte lënë takim me viktimën. Ajo është shprehur se nuk ka dijeni për problemet e të riut apo se kush mund të jetë autori i ngjarjes. Ndërkohë po punohet për zbërthimin e tablateve telefonike për të parë komunikimet e fundit të 30-vjeçarit.

 

Grupi hetimor po heton të shkuarën kriminale të viktimës, pasi sipas informacioneve, ai ishte mik me dy viktimat e nëntorit në Astir, Erigers Mihasi dhe Armand Dumani si dhe me Vis Martinin.

 

 

Kariçi me precedent të mëparshëm penal, u arrestua në shkurt të këtij viti nga “Renea” në Kurbin, pasi u kap me armë zjarri, por nuk dihet sesi u lirua nga gjykata.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *