E martë, 6 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Atentati në Fushë-Krujë/ Dyshohet për tre viktima, autorët qëlluan me kallashnikov

Tre persona dyshohet se janë vrarë në një atentat në mbikalimin e Fushë Krujës.

 

Reklamë

Mesditën e kësaj të diele është qëlluar me armë zjarri kallashnikov në drejtim të një mjeti në lëvizje që për pasojë mjeti ka marrë flakë.

 

Reklamë

Një prej viktimave ka dalë nga makina tip ‘Volkswagen’ por nuk ka shenja jete ndërsa dy persona të tjerë ndodhen ende brenda makinës që është përfshirë nga flakët.

 

Nga atentati është bllokuar edhe qarkullimi i automjeteve në të gjithë aksin.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë