Gjykata e Tiranës ka lënë në qeli Roland Ahmetsulaj i cili është arrestuar për atentatin në “Don Bosko”, ku u vra Erion Çela dhe u plagosën Blerim Çela, Edmond Crroj, Arben Dani dhe Azbi Selimaj.

Ahmetsulaj, i cili dyshohet se ka ngatërruar shënjeshtrën, ka mohuar që të ketë gisht në ngjarjen e rëndë.

Nuk kam lidhje me ngjarjen. Dy ditë para vrasjes kam patur bisedën me Kevin Suçin për rregullim makine. Më ka marrë për makinën nëse është rregulluar ose jo”, tha para gjykatës i riu.

Policia tha se ka patur shumë komunikime në orarin kur ka ndodhur ngjarja, por sipas avokatit të Ahmetsulaj biznesi i këtij të fundit ndodhet vetëm 700 m nga vendi i ngjarjes dhe se ka patur komunikime vetëm për punë.  Edhe bashkëpunëtorët e drejtësisë Indrit dhe Gentjan Beqiraj, nuk e kanë përmendur emrin e klientit të tij, sipas avokatit.

Sipas hetimeve Kasandër Noga në bashkëpunim me Kevin Zeneli (Suçi), kanë zhvilluar takime dhe biseda, kanë siguruar dhe kanë dhënë shuma monetare, me qëllim vrasjen e shtetasit Geron Hasanbelliu por është ngatërruar shënjestër duke ekzekutuar gabimisht Erion Çelën e plagosur 4 të tjerë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *