Subscribe

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi reagoi sërish për atentatin ndaj administratorit të Vllaznisë, Suad Lici këtë të dielë. Këtë herë në “Facebook”, ajo u shpreh se jeta e shkodranëve nuk është e sigurtë sepse çdo ditë ka atentate. Prandaj Ademi kërkoi nga autoritetet që të veprojnë sa më shpejt.

 

“Sot si Kryetare e qytetare e Shkodrës, si nënë, si grua, kërkoj nga të gjitha strukturat e shtetit, të gjitha organeve ligjzbatuese në vend: Reagoni me forcën e ligjit! Krimi në Shkodër po godet çdo ditë shkodranët. Sot ishte administratori i Vllaznisë Suad Lici, por nesër mund të jetë kushdo pre e krimit, që duket se në Shkodër i është lënë fushë e lirë veprimi. Kam ofruar gjithmonë bashkpunimin në luftën kundër krimit, sepse shkodranët nuk duhet të kenë frikë të ecin, të flenë apo të zgjohen në shtëpitë e tyre, në qytetin e tyre. Nuk duhet të jetojnë në panikun e tronditjes së tritolit, krismave të armëve në rrugët ku kalojnë çdo ditë. Sot, si çdo shkodran tjetër, jam pranë familjes Lici. Por sot Shkodra pyet se kush do ta ketë radhën nesër ?!”

 

Ajo theksoi se është alarmuese situata e krimit në Shkodër, ndërsa akuzoi qeverinë se nuk po  bën asgjë për të luftuar kriminelët. Voltana Ademi foli edhe për mediat pas ngjarjes së ndodhur në Shkodër, ku u shpreh se nuk është koha për politikë, por për të vënë drejtësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *