E mërkurë, 7 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Atentati ndaj kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës/ Bardhi: Zgjedhjet lokale kanë marrë goditje të rëndë

Deputeti i PD-së Gazment Bardhi, ka reaguar për atentatin kundrejt kreut të  Rithemelimit në Vaun e Dejës, Benard Ndrecës, mëngjesin e ditës së sotme.

 

Reklamë

Bardhi, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, u shpreh se zgjedhjet lokale kanë marrë një goditje të rëndë pas atentatit ndaj Ndrecës dhe se akti kriminal i ndodhur është i papranueshëm.

 

Reklamë

Deputeti ka shprehur solidaritetin e tij me familjes e Ndrecës dhe ka kërkuar që autorët të vendosen sa më shpejt përpara drejtësisë.

“Zgjedhjet lokale sot kanë marrë një goditje të rëndë. Akti i sotëm kriminal në Vaun e Dejës ndaj Bernard Ndrecës është i papranueshëm dhe thellësisht i dënueshëm. Duke u solidarizuar plotësisht me të dhe familjen e tij, apelojmë që autoritetet ligjzbatuese të zbardhin menjëherë rastin dhe të vendosin përpara përgjegjësisë autorët. Zgjedhjet duhet të jenë shkëmbim idesh e alternativash, dhe kurrsesi luftë e intimidim me metoda kriminale“, shkruan ai.

Vazhdo të lexosh

Reklamë