Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 September 2026
Vizion fokus

Zjarret në Ungrej, ministri Nufi në terren: Rreziku për...

Katari: Hapja e Ngushticës së Hormuzit, prioriteti kryesor për...

Reforma Territoriale, banorët e Dimalit sërish në protestë. Banorët:...

Zelenskyy: Ukraina synon të ringjallë diplomacinë për përfundimin e...

Motori përplas këmbësoren në aksin Gramsh-Cërrik

Zjarr në një banesë në Levan

Në “gjueti” të shoferëve rebelë! Kamera e Vizion Plus,...

Von der Leyen viziton Ballkanin në tetor

Rusia hakmerret ndaj Gjermanisë, mbyll konsullatën gjermane në Shën...

Kremlini hap derën për rifillimin e bisedimeve për paqe...

Atentati ndaj Arjan Ndojit/ Dëshmon në GJKKO vëllai i “Rrumit të Shijakut”: Një plumb e ka kapur në kokë, s’mban mend asgjë! Ne jemi “viktimë”

17 Tetor 12:20

Vullnet Muça, vëllai i Aleksandër Lahos, i njohur si Rrumi i Shijakut, dëshmoi në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), lidhur me atentatin e ndodhur në nëntor të vitit 2019 pranë mbikalimit të Shkozetit, ku mbeti i plagosur rëndë vëllai i tij.

Muça deklaroi se nuk ka njohje me të pandehurit në këtë çështje, përveç emrit të përmendur Plaurent (Dervishi), të cilin e njeh vetëm nga gojëdhënat si qytetar i Durrësit. Ai tha se në momentin e atentatit ndodhej në palestër dhe se ngjarjen e kishte parë përmes mediave.

“E pashë në televizor. Më vonë mora vesh se Aleksandri ndodhej në makinë me Arjan Ndojën dhe Andi Malokun. Sipas atyre që na thanë, ishte qëlluar nga mbrapa dhe një plumb e kishte goditur në kokë. Edhe sot është pothuajse invalid, nuk mban mend asgjë”, tha Muça.

Ai theksoi se familja nuk ka pasur konflikte me askënd dhe se është përpjekur të kuptojë se kush fshihej pas ngjarjes, por pa sukses. Sipas tij, informacionet më të detajuara për këtë i ka shteti.

“Kemi rënë viktimë edhe ne, edhe zotëria tjetër. Nga gojëdhënat flitet se ka qenë aktor i kësaj situate, por ne nuk kemi pasur interesa pasurore”, deklaroi Muça.

Vullnet Muça: Në 2019 kam jetuar në Sukth. Të pandehurit, nuk i njoh, kam dëgjuar si emër Plaurentin, se të dy nga Durrësi, por s’kam lidhje me të.

Aleksandër Lahon e kam vëlla. Në 2019 e kanë plagosur, e kam parë nga televizori, isha në palestër. Më mbrapa mora vesh që ka qenë në mjet me Andi Malokun, Arjan Ndojin. Po vinte nga rruga e plazhit.

Pasi shkova në spital na ra si bombë, se me këto palë nuk kemi pasur asnjë konflikt, pse u bë, qysh u bë. Sepse ai ka qenë shumë i aksidentuar, edhe sot është gati invalid. Ai thotë ‘na kanë gjuajtur nga mbrapa’ dhe një plumb e ka kapur në kokë, andaj ai s’mban mend asgjë’.

Doktorët thonë ka pësuar traumë. Jemi munduar të dimë të vërtetën, se me këta njerëz nuk kemi lidhje. Informacionet më të detajuara i ka shteti. Nuk mund ta di se nuk kemi pasur njeri më para. Kanë ardhur njerëz për vizitë.

Arjan Ndojën e kam takuar nja 2-3 herë. Ka thënë t’ia lëmë kohës, se nuk e dinim nga na kishte ardhur. Me familjen e Andi Malokut njihemi si bashkëfshatarë.

Vëllai ka pasur në përdorim një Benz të zi. Bashkim Malokun, Zamir Çyrben i njoh si komshi. I kam takuar si bisedë tavoline, si na erdhi, nga na erdhi.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
arjan ndoji Atentati vëllai i “Rrumit të Shijakut" Vullnet Muça

Nga e njëjta kategori

Zjarri në Pukë, kryebashkiaku për Vizion Plus: Vatrat mbeten problematike, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen!

më shumë...

Në “gjueti” të shoferëve rebelë! Kamera e Vizion Plus, një natë me Policinë Rrugore në zonat problematike

më shumë...

Situatë alarmante nga zjarret në Lezhë, flakët rrethojnë varrezat (VIDEO)

më shumë...

Krujë/ Zjarr i përmasave të mëdha në fshatin Halil, era favorizon flakët

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:45

7 përfitimet e mollëve për shëndetin

10:39

Kujdes! Këto shenja në duar sinjalizojnë se...

10:35

Zjarret në Ungrej, ministri Nufi në terren:...

10:24

Kush janë shenjat më besnike dhe më...

10:24

Katari: Hapja e Ngushticës së Hormuzit, prioriteti...

9:56

Arrat mund të ulin rrezikun e tensionit...

9:46

Reforma Territoriale, banorët e Dimalit sërish në...

9:33

Zelenskyy: Ukraina synon të ringjallë diplomacinë për...

9:04

Zjarri në Pukë, kryebashkiaku për Vizion Plus:...

8:56

Rama fton të rinjtë për tu bërë...

8:34

Motori përplas këmbësoren në aksin Gramsh-Cërrik

8:16

Zjarr në një banesë në Levan

8:07

Në “gjueti” të shoferëve rebelë! Kamera e...

8:06

Von der Leyen viziton Ballkanin në tetor

7:09

Rusia hakmerret ndaj Gjermanisë, mbyll konsullatën gjermane...

6:59

Kremlini hap derën për rifillimin e bisedimeve...

6:27

Tjetër dramë sociale në Shqipëri! Një e...

6:26

Suedia blen HIMARS nga SHBA, marrëveshja kap...

6:05

Costa: Shqipëria drejt BE-së, zgjerimi i ardhshëm...

5:56

Rama nga Vlora: “Parku Aulona” do të...

Më të klikuarat

  • Pamje të rënda! Kujdestari i parkut vritet nga krokodili, dë...
  • Aksident fatal në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 55-vjeçar...
  • Atentat shqiptarit në Athinë, 55-vjeçari qëllohet me tre plu...
  • Përgjaken rrugët e vendit! Tre aksidente, dy viktima e tremb...
  • PD takim me të Dërguarin Special të Trump: Shqipëria përball...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.