Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja tragjike në  zonën e Artemidës në  Greqi, ku  6  persona u vranë  në një atentat mafioz.

 

Mediat greke fillimisht raportuan se viktimat ishin shqiptare, por më pas u konfirmua zyrtarisht se ishin shtetas turq me origjinë kurdë të pajisur me dokumente franceze, të cilat po verifikohen nëse janë ose jo false.

 

Pista kryesore mbi të cilën po hetohet është trafiku i lëndëve narkotike.Asnjë nga gjashtë viktimat, nuk kanë patur precedent të mëparshëm kriminal  në Greqi ,ndërsa vetëm njeri prej tyre ishte arrestuar së fundmi për hyrje të paligjshme në vend.

 

Mediat e vendit fqinj bëjnë me dije se trupat e 5 prej personave  janë gjetur brenda makinës  me targa gjermane false dhe një tjetër jashtë automjetit.

 

Në zonë nuk ka shumë biznese ose banesa, çka e bën të vështirë monitorimin me kamera. Po ashtu bëhet me dije se janë dëgjuar mbi 100 të shtëna, por policia ka arritur të dokumentojë gjurmet e 30 plumbave në trupat e viktimave.

 

Specialistët e kriminalistikës thonë se egërsia e ekzekutimit tregon një plan veprimi të mirëorganizuar nga vrasës profesionistë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *