E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 05:35 Në vijim ora 05:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Atentati mafioz në Fier/ Arrestohet një nga autorët e vrasjes së Shkëlzen Kastratit

Arrestohet një nga autorët e dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit në Fier. Ngjarje e ndodhur më 1 shkurt.

Albert  Zaja, 37 vjeç, ka përfunduar në prangat e policisë pak minuta më parë në Nikël të Fushë Krujës.

Reklamë

Ndërkohë, janë ende në kërkim tre autorët e tjerë: Elmir Tufa, Elson Xhecuka dhe Roland Cara.

Kastrati po lëvizte me makinën e tij tip Benz, kur një person që ndodhej në një mjet tjetër, i doli përpara dhe e qëlloi me breshëri plumbash. Njëri prej tyre e kapi në ballë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Agjentet dyshojnë se krimi është bërë nga vrasës profesionistë dhe motivi kryesor mbetet hakmarrja. Kjo, pasi Shkëlzen Kastrati ishte një person me precedent penal. Ndërkohë që vëllait të tij, Kelmend Kastrati, i është bërë një atentat në vitin 2016.

Vazhdo të lexosh

Reklamë