Më shumë se 10 persona janë shoqëruar nga forcat e rendit për tu marrë në pyetje në lidhje me masakrën e të dielës në mesditë tek mbikalimi i Fushës Krujes ku u vranë tre të rinj.
Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha, të tre miq me njeri-tjetrin ishin duke udhëtuar me një makinë kur janë qëlluar për vdekuje me breshëri automatiku, përpara se makina e tyre të digjej.
Diklen Vata arriti të dalë nga makina, por autoret u kthyen për ta ekzekutuar ndërsa, dy të tjerëtr u dogjën në mjet të qëlluar gjithashtu me plumba.
Shumica e personave u shoqëruan për tu marrë në pyetje në Drejtorine e policisë së Durrësit.
Mbrëmë në komisariatin e Fushë-Krujës ishte edhe Drejtori I Përgjithshëm Gledi Nano I cili kërkoi hetim të gjithëanshëm për këtë atentat mafioz në rrugën kombëtare.
Dyshohet se objektiv I atentatit ka qënë Brilant Martinaj,djali I xhaxhait të Ervis Martinaj.
Policia ka dhënë 30 milionë leke të vjetra shpërblim për këdo që jep informacion mbi autoret e mundshëm.
Mëngjesin e kësaj të hënë në Fushë Kruje dhe zonat përreth saj, po lëvizin forcat e FNSH dhe ato RENEA.