Atentati i radhës mafioz në Milot mbrëmjen e kësaj të premteje, duket se rrotullohet rreth të njëjtëve personazhe.

 

Ylli Brahimi  mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua drejt spitalit të Traumes pasi atentatoret lëshuan ndaj 47-vjeçarit dhe mikut të vet Klisman Preçi më shumë se 100 plumba.

 

Në janar 2021, Ylli Brahimit iu bë atentat në mes të Milotit.

 

Dy persona me motorciklete iu afruan dhe e qëlluan teksa ai lëvizte në këmbë ne trotuar në qytet.

 

Pavarësisht se mori plumba, Ylli Brahimi arriti të mbijetojë.

 

Pak kohë më parë ai është marrë në pyetje si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e ish-policit Xhelal Reëi në Laç më 1 nentor 2021.

 

Mbrëmjen e kësaj të premteje Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi ishin bashkë në një makinë kur janë qëlluar me bresheri automatiku nga një tjetër mjet ne levizje.

 

Burime mjekësore bëjnë me dije se Klisman Preçi, 28 vjeç, ka ndërruar jetë, ndersa Ylli Brahimi eshte ne fgjendje te rende.

 

Brahimi njihet edhe si mik i Ervis Martinaj, nje personazh i njohur per drejtesine dhe policine, pasi eshte shpallur ne kerkim.

 

Pak dite me pare kusheriri i tij, Brilant Martinaj 23 vjec, u qellua per vdekje ne nje atentat ne mbikalimin e Fushe Krujes, bashke me dy miqte e tij.

 

Megjithate nuk dihet nese keto ngjarje kane apo jo lidhje me njera-tjetren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *