Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për dy të arrestuarit Arben Spahiun dhe Arsen Preçin të cilët u vunë në pranga lidhur me atentatin e parandaluar në Elbasan.

 

Dy të pandehurit i janë drejtuar Gjykatës së Apelit me kërkesë për lehtësim të masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

 

Në shkurt të këtij viti Arben Spahiu dhe Arsen Preçi u vunë në pranga pas një kontrolli të automjetit tip ‘BMW’, ku u gjetën armë të cilat dyshohej se do të përdoreshin në ngjarjen kriminale.

 

Në çantën e gjetur në automjet ndodheshin 3 kallashnikovë si dhe bidona benzine.

 

Arben Spahiu është  kunat i Erjon Alibejt të arrestuar për llogari të SPAK, si porositës i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në 2020 në Elbasan.

 

Arsen Preçi dyshohet se ka lidhjo shoqërore me Alibejt dhe dyshohet se është personi për të cilin policia dispononte informacion në rrugë operative se do kryente një vrasje.

 

Atentati mundi të parandalohej nga blutë e Elbasanit pas kontrolleve në katin e parë të një objekti 2 katësh, në rrugën “Emin Matraxhiu”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *